Kryeson me 5 gola, ja kush ia rrezikon “Këpucën e Artë” Ronaldos

“Këpuca e Artë” pa dyshim që është një nga çmimet më të rëndësishme për një futbollist.

Një listë e publikuar nga UEFA.com na tregon se cilët janë golashënuesit më të mirë të këtij sezoni.

Duke u bazuar në performancën dhe paraqitjen në fushën e blertë, UEFA ka renditur lojtarët më të mirë në këtë evropian.

Në vendin e parë është sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.

36-vjeçari vazhdon të jetë ende pretendenti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë”, ndonëse Portugalia u eliminua nga Belgjika.

Ronaldo ka realizuar 5 gola,1 assist në 360 minuta.

Pas CR7 renditet Patric Schick me 4 gola. Sulmuesi çek është kandidat real për trofeun, pasi luan në çerekfinale dhe ka shanse për të parakaluar portugezin.

Një tjetër kandidat për golashënuesin më të mirë të Europianit është dhe Romelu Lukaku. Sulmuesi belg ka realizuar deri tani 3 gola, teksa ekipi i tij do të përballet në çerekfinale me Italinë.

Në këtë mënyrë, edhe Lukaku, ashtu si Schick i Çekisë, i rrezikojnë trofeun Ronaldos.


Shtuar 29.06.2021 14:45