Është arrestuar shtetasi H. K., 62 vjeç, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një prej punonjësve të Ministrisë së Jashtme, ku ky i fundit ishte duke kaluar rrugën tek vijat e bardha.
“Arrestohet shtetasi H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku u raportua se i riu, Blendi Hoxha, i cili mban detyrën e specialistit të protokollit u aksidentua në afërsi të Ministrisë së Jashtme teksa ishte duke kaluar në vijat e bardha.
Me urgjencë 28-vjeçari u dërgua pranë Spitalit të Traumës ku dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që së fundmi vetë ministri ka bërë me dije dhe gjendjen shëndetësore në të cilën Hoxha ndodhet.