G Bani i kërkon falje Gjestit, i uron fitoren teksa publikon mesazhet me votat e dërguara për të

G Bani ka qenë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4 që ka pasur më së shumti debate e polemika me Gjestin.

Ky i fundit madje e përjashtoi nga loja, për shkak se gjatë një sfide i kishte rënë me shuplakë, gjë që detyroi produksionin të marrë masa.
Sidoqoftë, reperi tani po del në mbrojtje të artistit pejan dhe i uron fitoren këtë edicion.

Ai ka ndarë një postim në Instagram, ku shihet duke dërguar vota për këngëtarin.

“Tash që e dogja finalen në shenjë proteste për rruzaren e hedhur në pishinë, besoj kam të drejtë të votoj për cilin ma don shpirti.

Gjesti të faleminderit për urimin që bane për babin tim dhe më fal për sa herë të kam rënë në qafë me të padrejtë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Kisha dashur të fitosh vetë, ama nga ata që kanë ngelur aty më dukesh më i miri për çmim të parë. Përhajr edhe hajde më gjallë”.

Finalja e madhe vlen të ceket se do të mbahet më 19 prill (e shtunë).


Shtuar 16.04.2025 15:04

Tags: ,