Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ishte në një takim me një prej kompanive në vend që operojnë në fushën e teknologjisë.
Gjatë bisedës me drejtuesit e kompanisë, Rama foli edhe për Inteligjencën Artificiale, që sipas tij është një mrekulli.
Më tej, kryeministri theksoi me batutë se IA do zëvendësojë parlamentin në të ardhmen, teksa nuk është më i kontrollueshëm.
Gjithashtu, Rama foli edhe për Mira Muratin, e cila drejton një kompani në fushën e IA në SHBA. Rama tregon për njohjen mes tyre dhe për kërkesën që i bëri që ta ndihmojë Shqipërinë drejt BE-së.
Rama: U lidhëm me Mira Muratin në telefon. Nga Vlora ajo. I thashë do na ndihmosh të futemi në BE. E kam seriozisht i thashë. Mesa kuptoj i thashë mund të na ndihmosh të futemi në BE. Pjesa që s’ke nga ikën fare me BE, është merr 250 mijë faqe këtej dhe silli këtej. Dhe gjithë vendet bëjnë një ushtrim me përkthyesi, juristë. I thashë bëhet kështu. Më duket tha që është e bëshme. I thashë prokurimet. Ça ndodh me prokurimet? Ndodh korrupsioni, jepen termat e referencës. 90% ça kërkohet të hysh në tender është publik knoëledge. Të gjitha këto me IA i thith nga brenda.
Çfarë mbetet tek ty? Të shprehesh interesin dhe të bësh ofertën e çmimit. Është mrekulli. Kemi filluar me këtë. Një gjë që kam 12 vjet që përpiqem, kemi bërë shumë ligje. Tani kemi bërë një sistem, për të gërmuar brenda dhe për të nxjerrë gjithë overlap-in. I thua ligjvënësve hiq këto se nuk duhen. Ka momente që del pengesë një ligj i 52-shit. Me këtë IA do jetë mrekulli. Unë e di që do vijë momenti që IA do ketë parlamentin. Është i frikshëm, por nuk është i kontrollueshëm. Ti thua që nuk vazhdoj në këtë rrugë, por është komshiu që vazhdon, ça do bëj unë do lej komshiun.