Një ngjarje e paprecedentë ndodhi të shtunën mbrëma gjatë primes së Big Brother VIP Albania, kur konkurrenti Joz Marku e goditi me shuplakë Gjestin, pak para se të largohej nga shtëpia. Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm Kosovë e Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit.
Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbështetje Gjestit, duke e cilësuar goditjen si një akt të papranueshëm dhe të ulët nga ana e Jozit. Megjithatë, nuk kanë munguar as reagimet e ashpra kundër Gjestit, përfshirë edhe ofendime të rënda.
Ka reaguar edhe TikToker-it të njohur nga Shqipëria, Kozaku, ka përdorur një gjuhë jashtëzakonisht fyese ndaj Gjestit, duke e banalizuar ngjarjen dhe duke shpërthyer në ulërima e fyerje.
“Seriozitet pak minimumi për publikun, të ka ra shpullë e del e qeshë, u kry çdo sen u kry, o k* m***. Të q**** çmimin, e famën edhe topin”, ndëgjohet të thotë Kozaku, duke bërtitur me të madhe.