“12 yjet europiane”/ Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar mes yjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar sloganin e Partisë Socialiste, e cila sot çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Lideri i opozitës përmes një fotomontazhi, ka vendosur fotografitë e socialistëve të burgosur në mes të 12 yjeve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa në qendër, Kryedemokrati ka vendosur një mi, që sipas drejtuesit të fushatës së PD, Chris LaCivita është Edi Rama. LaCivita publikoi një ditë më parë një video, ku dukej një buf që hante mi, ndërsa shtronte pyetjen: “Kush është bufi dhe kush miu?”.

Nën moton “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej. Në mes të skenës ishin vendosur edhe 12 yje të BE, të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit.


Shtuar 12.04.2025 18:08

Tags: ,