Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, këngëtari Kelly, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi disa nga zhvillimet më interesante. Një nga momentet që mori vëmendje të madhe ishte takimi surprizë mes Eglit dhe ish-partnerit të saj, Olsi Bylykut. Kelly, që i njeh të dy jashtë shtëpisë, ndau mendimin e tij për këtë takim, duke e cilësuar si një skenë të sinqertë dhe emocionale.
“Takimi ishte shumë miqësor. Në fillim ndiheshin në siklet, sidomos Egli, por më pas gjithçka rridhte natyrshëm. Më pëlqeu pjesa kur u përmend mirënjohja, ishte një mesazh shumë i bukur për publikun,” – u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
Si tu duk takimi mes Olsit dhe Eglit dhe a e ndihmon Eglin në garë apo e dëmton? Ti e njeh Olsin prandaj po ta bëj pyetjen
Kelly: Olsin e kam shumë shok dhe Eglin e kam njohur prej tij. Ishte një takim goxha miqësor që thoshte shumë gjëra, te pjesa e mirënjohjes, pas çdo lidhje të mbash mend momentet e bukura dhe të marrësh më të mirën e asaj gjëje. Mendoj se ndikon, mund të ndikojë për mirë dhe për keq, po them më shumë ka ndikuar nga ana pozitive.
E prisje të ndodhte një takim mes tyre?
Kelly: Me thënë të drejtën jo, ishte një nga momentet e bukura
Ti i njeh të dy, ishin në siklet?
Kelly: Në shumë siklet. Egli ishte më tepër, edhe Olsi ishte pak i kontraktuar, në fillim se pastaj biseda mu duk e natyrshme
Ishte partnerja që e ka shtyrë Olsin për të bërë këtë takim?
Kelly: E deklaroi vetë aty, një nga mbështetjet ishte partnerja e tij
Duke qenë se e njeh Olsin, ke patur komunikim me Olsin pas këtij takimi?
Kelly: Një ditë më pas jam takuar
Ishte i qetë, i lehtësuar?
Kelly: Shumë i qetë
Çfarë komentonte?
Kelly: Ndihej mirë, dukej sikur ka nxjerrë diçka nga vetja për atë që mendonte. Sigurisht që atë që ka menduar e ka thënë, ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit se si duhet t’a menaxhojnë ndoshta një ndarje, një gjë që ka kaluar dhe mundohen të marrin më të mirën e asaj gjëje.