Euroatlantikët hapin fushatën/ Lulzim Basha: Paga deri në 8 mijë euro, Rama gjysmën e shokëve e ka tek 313-ta

Këtë të shtunë, koalicioni Euroatlantik hap fushatën, ndërsa Lulzim Basha, ka marrë mbështetjen zyrtare të CDU-së gjermane, një nga forcat më të rëndësishme politike të qendrës së djathtë në Europë.

Takimi pritet të nisë në një restorant në Tiranë, Xibraku.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, “paga deri në 8 mijë euro, bonusi për beben e parë 2 mijë euro”, teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se gjysmën e shokëve i ka tek 313.

Sipas tij, kryeministri premtoi ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën.

“12 vite korrupsion dhe mashtrime të Ramës dhe qeverisë së tij, Shqipëria meriton ndarje nga kultura e pandëshmueshmërisë në 35 vite tranzicion, Shqipëria meriton që të hap derën e progresit dhe integrimit.

Ndaj këto bindje na kanë mbajtur së bashku. Nuk ja dolën dhe skanë për t’ja dal sepse ne jemi vetë vullneti i shqiptarëve për ndryshimin, që s’mund të merret peng.

Ka përcjellë një nga një gjysmën e shokëve tek 313 del me propozimin me Edin. Premtoj ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën. Gjysmën e shokëve i ka tek 7 herë 7 tek 313″, tha ai.

 


Shtuar 12.04.2025 12:07