Aktori i famshëm ndan lajmin tronditës me fansat: Jam diagnostikuar me…

Aktori i njohur amerikan Eric Dane, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në serialin “Grey’s Anatomy” dhe aktualisht është pjesë e kastit të “Euphoria”, ka zbuluar se është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS), një sëmundje e rrallë neurodegjenerative që prek neuronet motorike.

Lajmin e bëri publik vetë 52-vjeçari në një intervistë për revistën “People”, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen që po merr nga familja. Dane u shpreh:

Ndihem me fat që kam pranë vetes njerëzit e mi më të dashur, për të hyrë së bashku në këtë kapitull të ri të jetës sime

Aktori është i martuar me aktoren Rebecca Gayheart dhe së bashku kanë dy vajza adoleshente: Billie Beatrice, 15 vjeç dhe Georgia Geraldine, 13 vjeç. Pavarësisht diagnozës, Dane nuk ka ndërmend të ndalë së punuari.

Mezi po pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën e ardhshme. Do të isha mirënjohës nëse do t’i jepnit familjes sime dhe mua pak privatësi gjatë kësaj kohe.

ALS është një sëmundje që çon në paralizë të muskujve, duke filluar me dobësi në gjymtyrë dhe vështirësi në të folur, deri në pamundësi për të lëvizur, folur apo marrë frymë pa ndihmë.

 


Shtuar 12.04.2025 09:04