Barcelona ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-0 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Barcelona e nisi mirë takimin, ku kishe dy raste me Lamine Yamal, por Gregor Kobel ishte në vend. Portier ndali edhe Robert Leëandoëskin pas disa minutash.
Në minutën e 25-të, Barcelona mori epërsinë, kur Pau Cubarsi gjuajti dhe Raphinha futi topi në rrjetë për 1-0. Momenti u shikua në VAR, por goli ishte i rregullt.
🚨🇪🇺 GOAL | Barcelona 1-0 Dortmund | Raphinha
RAPHINHA OPENS THE SCORING FOR BARCELONA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/n6F25z66ZM
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 9, 2025
Carney Chukëuemeka kishte dy raste për ta barazuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë, por që nuk ishe i saktë.
Barcelona e nisi frikshëm pjesën e dytë, duke shënuar që në rastin e parë, me Robert Lewandowskin që shënoi pas asistimin të Raphinhan për 2-0.
🚨🇪🇺 GOAL | Barcelona 2-0 Dortmund | Lewandowski
LEWANDOWSKI DOUBLES THE LEAD FOR BARCELONA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/VOr9Yh5xLX
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 9, 2025
Fermin Lopez kishte dy raste të mira, por nuk kishte fat, ndërsa ai arriti të asistojë te goli i tretë.
Zhvillohej minuta e 66-të, kur Lopez asistoi te Lewandowski i cili shënoi për 3-0, duke i dhënë Barcelonës një epërsi të madhe.
Por, katalunasit nuk u ndalën me kaq, ishte Lamine Yamal që pas asistimit të Raphinhas shënoi për 4-0 në minutën e 77-të.
🚨🇪🇺 GOAL | Barcelona 4-0 Dortmund | Lamine Yamal
LAMINE YAMAL MAKES IT FOUR FOR BARCELONA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/N361oq9pHc
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 9, 2025
Dortmundi kishte tre raste për të zbutur epërsinë, por Niclas Sule, Giovanni Reyna dhe Maimilian Brier nuk ishin të saktë, me këtë të fundit që gjeti rrjetën, por nga pozita jashtë loje.
Një fitore e madhe e Barcelonës, që e dërgon në ndeshjen kthyese me qetësi dhe mendje te gjysmëfinalja.