Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një ngjarje tragjike është regjistruar në në kryeqytetin Republikës Domenikane, Santo Domingo, ku humbën jetën 98 persona dhe më shumë se 150 janë plagosur, pasi një çati u shemb në një klub nate.
Sipas autoriteteve vendase mes viktimave, është edhe ish-lojtarët i Ligës së Madhe të Bejsbollit, Octavio Dotel dhe Tony Blanco.
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 51-vjeçari, vdiq rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set.
Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.
Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve.
Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.
Gjithashtu, mes viktimave ishte Nelsy Cruz, guvernatore e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader.
Ajo ishte motra e ish-lojtarit të bejsbollit Nelson Cruz.
Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit të natës Jet Set, në kryeqytetin e Santo Domingos, kur çatia u shemb rreth orës 1 të mëngjesit gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij, thanë autoritetet. Ende nuk dihet shkaku i shembjes.
Familjet e të zhdukurve u mblodhën në vendngjarje dhe ndanë fotografitë e të dashurve të tyre mëngjesin e së martës, ndërsa dhjetëra autoambulanca dërguan të plagosurit në spital.
Abinader ka shpallur tri ditë zie pas katastrofës. Ai shkoi në klubin e natës të martën në mëngjes me gruan e tij, Zonjën e Parë Raquel Arbaje, për të shprehur ngushëllimet për viktimat.
#ULTIMAHORA Tragedia en Santo Domingo: colapsa parte del techo del club Jet Set, dejando al menos 12 muertos y más de 90 heridos. #8Abril
.
.
.
🎥RRSS pic.twitter.com/zytoOTHBNv— 2001online (@2001OnLine) April 8, 2025