Gjatë ditës së sotme Loredana dhe Jozi kanë diskutuar në lidhje me marrëdhënien e tyre që krijuan brenda “Big Brother VIP 4”.
Ndonëse mbrëmjen e djeshme modelja u betua se nuk do t’i fliste më këngëtarit, mesa duket ajo nuk ka arritur ta mbajë dot fjalën e dhënë.
Në bisedën e bërë ditën e sotme mes tyre, Jozi i tha asaj se nuk ka qenë e sinqertë me të as 1 për qind që ai ka qenë me Loredanën.
Ndërsa këngëtari shtoi më tej se Loredana është një femër toksike, madje më shumë se Egli.
Egli është cilësuar shumë herë si femër toksike vetëm për shkak të sjelljes që ajo shfaqte në fillim të rrugëtimit të saj në “BBVA4” ndaj Gjestit.
Pjesë nga biseda:
Jozi: Ke thënë do të bëj ndryshe, ke kërkuar falje 1000 herë, dhe të nesërmen e ke bërë prapë.
Loredana: Ça kam gabuar?
Jozi: Sjelljen me mua.
Loredana: Për shembull?
Jozi: Mënyra se si flet për mua pas shpine, ke thënë se bëj më dhe e ke bërë prapë. Prishesh me mua dhe shkon e rri me spiunin e vogël. A ke pak cipë ti?
Loredana: Edhe te Danja.
Jozi: Ishe duke qëndruar me atë. Kur të jetë ai mos rri me të. Ose rri me të se nuk është problem.
Loredana: Ti po rri me Laertin, shkove e përqafove Laertin.
Jozi: Për babin e vet moj, turp të kesh.
Loredana: Tani mo.
Jozi: Për parashutën.
Loredana: Po nuk e përqafove për parashutën, po nuk i the ‘Laert, Laert’ për parashutën, vdes ai?
Jozi: Kush je ti moj me më dhënë direktiva.
Loredana: Shoh veten time se nuk jam për përqafime, e kam mendjen te ti, këtë shikoj.
Jozi: Ça mashtruese kalibri, ça mashtrimesh idiote që bën. I urrej këto gjëra, hiqi këto nga koka. E kupton sa keq është, ça po thua? Edhe sikur mos t’a kem unë, ti duhet të thuash ‘hej Joz tregoje veten në këto situata, të jesh më i afruar’. Vjen ti e më tregon se ça të bëj.
Loredana: Unë e kam bërë gjithmonë me të gjithë, po tani nuk mundem me këtë që po më bën ti.
Jozi: Më e mira punë është t’i përmbahesh atij premtimit që bëre.
Loredana: Prandaj e bëra se po e shikoj se nuk po na shkon.
Jozi: Faleminderit shumë, e paske bërë me plot vetëdije, bravo të qoftë.
Loredana: Doja qetësi këto ditë të fundit, doja ditë të bukura.
Jozi: Toksike, je më toksike se Egli.
Loredana: Nuk jam toksike fare.
Jozi: Ti nuk ha bukë nga këto.
Loredana: Po më heq oreksin, nga sinqeriteti që kam dhënë për këtë marrëdhënie, ti po mi hedh poshtë të gjitha.
Jozi: Ku e ke moj sinqeritetin, o dritë, sikur të ma bësh 10 herë më zi, nuk ma bën goja të nxjerr atë betim që nuk dua të flas e të më flasësh.
Loredana: Se po më shkatërron.
Jozi: U shkatërrofsh o Zot, u shkatërrofsh nëse nuk je e sinqertë. Se sa kam qenë unë i sinqertë, ti nuk je as 1 për qind me mua.