Rozana kapet duke lexuar në ekran emrat e Eglit dhe Laertit si finalistë

Mbrëmja e kaluar në “Big Brother VIP Albania 4”, solli emocione të forta për publikun dhe banorët. Rozana Radi dhe Gerta Gixhari, u përballën kokë më kokë në një nominim vendimtar për të përcaktuar finalisten e parë të këtij edicioni.

Pas një momenti pritjeje plot tension, u shpall se Rozana Radi është finalistja e parë e këtij sezoni.

Më pas, Rozana u thirr në dhomën e rrëfimit, ku zgjodhi Eglin dhe Laertin si të nominuar dhe një prej tyre të shkojë në finale.

Por në rrjetet sociale, nuk kanë munguar aludimet dhe teoritë konspirative.

Në disa pamje të publikuara, Rozana shihet duke lëvizur shpesh sytë në njërin krah, ç`ka ka ngjallur dyshime se ajo mund të ketë qenë duke lexuar diçka në ekran.

Kjo ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se emrat e zgjedhur për nominim nuk kanë qenë vërtet zgjedhje e saj, por të diktuara nga produksioni./Lajmifundit

 


Shtuar 7.04.2025 11:02