Gerta Gixhari është shfaqur në një gjendje shumë të rënduar emocionale ditën e sotme.
Që në momentin që po shijonte muzikën buzë pishinës, banorja u përlot nga malli që kishte për dy djemtë e saj.
Ishte Loredana ajo që e përqafoi dhe e ngushëlloi, por pa sukses.
Para pak minutash ajo ka thyer një kuti emergjence, me shpresën se do t’i mundësohej një telefonatë, por kur pa zarfin, në të shkruhej: “Telefonatën nuk mund ta përfitosh ti, por jepja dikujt tjetër”.
Menjëherë Rozana ka reaguar duke i thënë: “Zgjidh dikë nga ne, sepse do të ta delegojmë ty telefonatën”.
Në fund, Gerta vendosi t’ia japë telefonatën Aldos.