“Clasico de las Americas” u dominua nga Argjentina, e cila mundi me shifrat 4-1 Brazilin në takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
Në “Monumental” të Buenos Airesit deciziv ishin golat e Alvarez (4′), Fernandez (12′) Mac Allister (37) dhe G.Simeone (71′) edhe pse vendasit kishin mësuar se ishin të kualifikuar ende pa zbritur në fushë.
Në vitet e fundit skuadra e Skalonit ka dominuar rivalët historik të Brazilit pasi në pesë takimet e fundit i kanë mundur plot katër herë.