Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka marrë pjesë në asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane, që do po mbahet sot datë 28 dhe nesër 29 qershor, në Bruksel.
Basha është shprehur se gjatë diskutimit me partnerët europiane ka ndarë shqetësimin e masakrës zgjedhore.
“Ndava me partnerët europianë shqetësimin për masakrën zgjedhore, atë që ODIHR e ka përcaktuar si blerje masive te votave dhe shkrirjen në një të shtetit dhe partisë. Unë, opozita kemi detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të zgjedhur problemin më të madh që sot Shqipëria ka: rënien e demokracisë.
Investimi i Partisë Popullore Europiane dhe shteteve anëtare të BE-së për demokracinë në këto 30 vjet në Shqiperi do të na mundesojnë që të kapërcejmë edhe këtë sfidë të rëndesishme para se cilës na vuri masakra zgjedhore e 25 prillit”, tha Basha për ABC.
Më tej, ai tha se PD, si brenda dhe jashtë parlamentit, ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga banda e plaçkitësve.
Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Ne do bëjmë gjithçka për këtë: brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit”, është shprehur Basha./albeu.com