Gjesti shfaqet i rënduar emocionalisht, qan me lot i vetmuar në oborr

Banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, është filmuar duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar, pas një debati të ashpër me ish-të dashurën e tij, Egli. Në një video të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ai shihet i vetëm në oborr, i mërzitur dhe me lot në sy.

Pamjet kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale. Marrëdhënia mes Gjesti dhe Eglit ka qenë e tensionuar që nga rikthimi i saj në shtëpi, duke sjellë përplasje të njëpasnjëshme. Ky moment ka nxjerrë edhe një herë në pah dinamikat e forta emocionale që po përjetojnë banorët, duke mbajtur publikun të ngjitur pas ekranit.


Shtuar 22.03.2025 16:12

Tags: ,