Përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, me rastin e Festës së Sulltan Novruzit, një ditë e shenjtë që shënon ardhjen e pranverës.
Begaj theksoi se kjo festë sjell begati dhe mirësi në çdo shtëpi dhe për çdo shqiptar.
Gjithashtu, në mesazhin e tij, presidenti u shpreh për rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe unitetit që simbolizon kjo festë, për besimtarët bektashinj.
Mesazhi i Begajt:
“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, – shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.
Sulltan Novruzi, si një festë e shenjtë për besimtarët bektashinj, simbolizon ringjalljen, dritën dhe shpresën, duke përcjellë mesazhin e harmonisë dhe bashkimit për të gjithë.