Trajneri Silvinjo ka dërguar në tribunë tre lojtarë, për ndeshjen me Anglinë. UEFA nuk lejon më shumë se 23 futbollistë dhe tekniku i Kombëtares ka sakrifikuar tre futbollistë.
Bëhet fjalë për Etnik Brrutin, Andi Hadroj dhe Simon Simoni. Këta lojtarë nuk do të jenë as në stolin e rezervave, por do e ndjekin takimin nga tribuna.
Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli ishin në dyshim, por Silvinjo i ka përfshirë në listën e dorëzuar në UEFA.
Në krahun tjetër, edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka dërguar në tribunë tre futbollistë Gibbs-White, Jarell Quansah dhe Aaron Ramsdale.