Bella Ramsey ka zbuluar se është diagnostikuar me autizëm gjatë sezonit të parë të serialit The Last of Us.
Seriali u filmua nga nga qershori 2021 deri në korrik 2022, shkruan DailyMail.
Ramsey, identifikohet si fluide në aspektin gjinor dhe e papërcaktuar në gjini dhe përdor përemrat “ata/ato”.
Ylli 21 vjeç, kishte folur për neurodivergjencën e saj, por për disa arsye nuk donte të ndante diagnozën zyrtare.
“Jam diagnostikuar me autizëm kur po xhironim sezonin e parë të serialit ‘The Last of Us’”, pohoi Ramsey.
Autizmi është një paaftësi zhvillimore gjatë gjithë jetës që ndikon në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë botën dhe ndërveprojnë me të tjerët.
Seriali The Last of Us kishte fituar popullaritet të gjerë dhe tani në muajin prill lansohet sezoni i dytë.