U shkarkua nga DASH? Berisha thirrje Kongresit amerikan: Nisni një hetim për korrupsionin e Yuri Kim, do u vë në dispozicion informacionet që kam

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një konferencë, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, Berisha u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha ai.


Shtuar 19.03.2025 14:03