Mbi 100 mijë njerëz janë mbledhur nga qytete të ndryshme të Serbisë në protestën historike në Beograd që vijon, që prej orës 16:00. Studentët dhe qytetarë të shumtë kanë marshuar drejt qendrës së kryeqytetit që prej orëve të para të mëgjesit të sotëm.
Ndërkohë që qeveria nga ana e saj ka marrë masa duke mbyllur institucione dhe duke vendosur traktorë. Mirëpo nuk kanë munguar incidentet mes protestuesve dhe policisë, ku njëri prej tyre raportohet se u arrestua pasi kërcënoi më bombë.
Ndërsa, në këto momente teksa po zhvillohet protesta, protestuesit kanë djegur traktorët të vendosura para Kuvendit të Serbisë, ndërsa u hodhën sheqer në sabrator me qëllim për t’i dëmtuar në mënyrë që të mos largohen më prej aty.