Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik/ Automjeti përplaset me ambulancën, humb jetën shoferi (EMRI)

Mëngjesin e sotëm, një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

Viktima është Abaz Kuka, 55-vjeç, drejtues i automjetit.

Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet, kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 13.03.2025 09:39