Këtë të enjte, Apeli i GJKKO pritet të japë në orën 10:00 vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Seancën e djeshme e cila zgjati më shumë se 3 orë, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi provat dhe akuzat e reja të SPAK.
Veliaj pretendoi se SPAK e kishte përgjuar në bisedat telefonike me familjarët ku interesohej për intervistat në media.
Gjithashtu, Veliaj kërkoi që seanca e tij në Apel të zhvillohej me praninë e medias.
Prokuroria e Posaçme, kërkoi vazhdimin e arrestit me burg për Veliajn, ndërsa avokatët e kryebashkiakut ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë.