Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni policor në Kurbin, dyshohet për një të plagosur

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit, është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, pasi uniformat blu kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve, një person që dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i plagosur në këmbë. Tre persona janë ndaluar, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin.


Shtuar 13.03.2025 08:37