“Big Brother VIP” nuk zhgënjen kurrë kur bëhet fjalë për drama dhe mistere.
Dhe dalja e papritur e Egli Takos ka lënë pas një valë spekulimesh, mes të cilave edhe se ajo do rikthehet sërish në reality-show. Modelja Sara Gjoka, mikesha e Eglit, e ftuar në “Live From Tirana”, foli mbi thashethemet që po qarkullojnë.
“Thashetheme kam dëgjuar pafund të ndryshme që thonë se është në gjendje shumë të keqe gati që mund të jetë edhe spitalore nga çështja mendore. Ka edhe thashetheme që thonë se nuk ka dalë fare nga shtëpia dhe prandaj nuk duket askund dhe ndoshta kjo është e gjitha një lojë dhe një pauzë nga produksioni.
Pra mund të jetë e izoluar diku, nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother, është përfolur plot. Me gjendjen e Eglit që kam parë kohët e fundit nuk e mendoj një rikthim dhe nuk më duket shumë e besueshme kjo çështja e të mos dalurit nga shtëpia e BBV ende.”
Sa i përket marrëdhënies së diskutueshme mes Eglit dhe Gjestit, ajo tha:
“Ka pasur një dinamikë reciproke, por në një pikë Egli ka kaluar kufijtë me reagimet e saj. Megjithatë, unë mendoj se Gjesti ka qenë manipulues dhe ka dhënë sinjale të përziera”.
Misteri vazhdon, ndërsa publiku pret me padurim të zbulojë të vërtetën pas këtij largimi të papritur.