Lefter Gështenja: Të ndryshohet Kodi i Punës, të premteve besimtarët muslimanë të kenë dy orë pushim, me qëllim faljen në xhami

Deputeti i Partisë Denokratike, Lefter Gështenja, propozon ndryshime në Kodin e Punës, duke kërkuar krijimin e kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës, si në institucionet private ashtu edhe ato publike.

Geshtenja propozon gjithashtu, që çdo ditë të Premte (Xhuma). çdo besimtari musliman t’i mundësohet pushim i paguar 2 orë në drekë, që t’i jepet mundësi të falet në Xhami.

Postimi:

Dje ne Parlament propozova dy ndryshime në Kodin e Punës për të fituar një të drejtë të mohuar ndaj besimtarëve të fesë islame për praktikimin e lirë fetar, edhe pse kjo e drejtë garantohet me ligj si një e drejtë kushtetuese, por bie ndesh me kodin e punës dhe i penalizon besimtarët e fesë islame në rastin konkret, të cilët janë komuniteti fetar më i prekur për shkak të dispozitave specifike obligative të kësaj feje!

Dy janë ndryshimet kryesore të kërkuara:

Krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike.

Krijimi I mundësisë së faljes së Namazit për të gjithë besimtarët çdo ditë të Premte (Xhuma) duke e bërë pushim 2 orë në drekë (por të pagueshme ).