Malaj: SPAK e ka vënë në pozicion të vështirë Ramën, më mirë një xhaketë e vjetër, se një shishe verë 30 mijë euro (VIDEO)

Në një intervistë për News 24, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar situatën politike dhe sfidat që do të përballen Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.

Malaj theksoi se SPAK-u, e ka vënë Ramën në një pozicion të vështirë, duke u shprehur se fitimi i zgjedhjeve nuk është problemi kryesor, por pasojat që do të vijnë prej tyre.

Ai gjithashtu, theksoi se rotacionet politike shpesh ndodhin kur ndodhin përçarje brenda partisë në pushtet dhe se, pavarësisht sfidave, PS ka mundësi të mbajë një pozicion të fortë falë administratës dhe bashkive që kontrollon.

Arben Malaj: SPAK-u e ka vënë në pozicion jo të lehtë Ramën. Nuk është problemi se a do fitojë apo jo, por çfarë do të prodhojë. Mua më dhemb në shpirt kur shikoj që harxhon para të mëdha për kopshtin e tij Eden. Rama e ndjen perceptimin publik. Rama ka kënaqësinë e tepërt sikur gjithçka vjen nga ai.

Unë s’jam për ide fikse, që mënjanoheshkan të vjetrit. Nuk do jenë zgjedhje të lehta. PS ka potencialin se ka administratën, ka bashkitë. Përgjithësisht, rotacionet ndodhin kur përçahet partia në pushtet. Sido të shkojë, PS besoj se ka aleatë. Sa i përket rrugëtimit tonë si vend, BE është destinacioni ynë i vetëm.

 


Shtuar 10.03.2025 15:43