Këtë të hënë, është shtyrë seanca paraprake, për vrasjen e Martin Canit. I akuzuari është bashkëmoshatari i Canit, M.Përlleshaj, i cili akuzohet edhe për plagosje të një tjetër adoleshenti.
Nëna e Martin Canit, ka folur pas shtyrjes së seancës paraprake. Ajo ka thënë se do që shteti të bëjë drejtësi.
“Dua që drejtësia të vendoset në vend. Seanca të mbahet me dyer të hapura. Unë flas si nënë, dua dhe do luftoj për drejtësi”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçarit të ndjerë.
Po ashtu, nëna e M.Canit, Florina Cani, ka thënë se dëshiron që djali i saj të bëhet një simbol, me qëllim që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
Mario Përlleshi, është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.
Krimi ka ndodhur vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.