Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Eduardo Reja ka bërë publike listën me 28 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e marsit të vlefshme për kualifikueset e “KATAR 2022”.
Ndeshja e parë e “kuqezinjve” është më datën 25 mars në transfertë ndaj Andorrës. Më pas Kombëtarja do të luaj ndeshjen e dytë “Air Albania” përballë Anglisë. Dhe takimi i fundit luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë. /albeu.com/