Po bënin gati pyllin për të kultivuar kanabis, arrestohen 4 persona në Pukë

Katër persona janë arrestuar në flagrancë në Pukë pasi u kapën në tentativë për të kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lajthizë.

Operacioni “Goska’ çoi pas hekurave E. H., 31 vjeç, A. L., 25 vjeç dhe J. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.


Shtuar 28.06.2021 09:22