Është sëmurë?! Qytetarët shpërthejnë në lot pas humbjes në peshë të liderit Kim Jong Un

Pothuajse të gjithë në Korenë e Veriut janë të shqetësuar për humbjen e peshës së udhëheqësit Kim Jong Un, tha një banor anonim i Pyongyang për mediat shtetërore pasi shikoi një video të fundit të Kim.

Komenti i rrallë publik mbi shëndetin e Kim vjen pasi analistët e huaj vunë re në fillim të qershorit se lideri autoritar, 37 vjeçar, duket se kishte humbur peshë të konsiderueshme trupore.

“Pamja e gjeneralit të respektuar (Kim Jong Un) që duket e dobësuar ka thyer zemrat e njerëzve,” tha ai në një intervistë me rrjetin shtetëror KRT të premten.

“Thuhet, se të gjithë po qajnë,” shtoi ai.

Spekulimet rreth shëndetit të Kim në fillim të këtij viti u përshkallëzuan në mënyrë dramatike pasi ai mungoi në festimet e përvjetorit të themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në 15 Prill për t’u shfaqur në publik në fillim të majit.


Shtuar 27.06.2021 23:42