Mëngjesin e sotëm 2 Mars 2025, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Nënë e bir mbetën viktima të aksidenti tragjik.
Fatbardha dhe Klodian Shahini, po udhëtonin në këtë makinë, që drejtohej nga djali 33-vjeçar, ndërsa nëna 55-vjeç ishte pasagjere.
Në rrethana që po hetohen, autovetura u përplas me këtë furgon pasagjerësh pranë fshatit Paulesh.
Siç tregojnë këto goditja ka qenë ballore dhe e fatale, e për pasojë nënë e bir në autoveturë humbën jetën, ndërsa drejtuesi dhe 4 pasagjerë të furgonit mbetën të plagosur.
Lagështia në rrugë dyshohet se është mes shkaqeve të aksidentit tragjik, por ekspertët e Policisë Rrugore ende nuk kanë dalë në përfundime.
Për të mësuar mbi dinamikën e ngjarjes rrugore, policia do të marrë edhe dëshminë e drejtuesit të shoferit, i cili bashkë me pasagjerët e plagosur mësohet se nuk kanë rrezik për jetën
Aksidenti me dy viktima për disa orë paralizoi aksin rrugor Elbasan-Peqin, deri sa policia kreu veprimet hetimore.
Shkaku kryesor është shkelja e rregullave të qarkullimit nga të gjithë përdoruesit e rrugës, është shkaku kryesor i aksidenteve në vendin tonë sipas ekspertëve.