Ndërkohë që vazhdon numërimi i kutive të fundit në Partinë Demokratike, teksa procesi ka vazhduar gjatë gjithë natës, po dalin rezultatet e para.
Në Qarkun e Tiranës, ndër më të votuarit është dhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota.
Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës, janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti, si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.
Kujtojmë se Tabaku e ka testin e parë me strukturat partiake në një garë pas bashkimit të Partisë Demokratike.
Deri më tani, ajo numëron 650 vota me diferencë me kandidatet e tjera zonja.