Këtë të enjte rreth orës 12:55, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Mësohet se 30-vjeçarja (shtetase e huaj), është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”.
Policia bën me dije se gjatë këqyrjes paraprake të trupit, janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.