I ke të gjithë ministrat në burg/ Rama ironizon Bashën: Numëroni mirë, ju ka bërë Luli të gjithëve analfabetë aritmetikë

Kryeministri Edi Rama, kërkon një mandat të katërt për të përfunduar rrugën e nisur, atë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rama thotë se se në vitin 2030, kur të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane, të kemi një drejtësi të pavarur. Ndërsa komenteve “i ke të gjithë ministrat në burg”, Rama u përgjigjet duke ironizuar ish-kreun e demokrtatëve, Lulzim Basha.

Rama: Atyre që thonë “i ke të gjithë ministrat në burg”. Numëroni mirë se ju ka bërë Luli të gjithëve analfabetë aritmetikë. 12 vjet në qeveri, 60 e kusur minsitra, dy janë të dënuar nga mandati i parë, një tjetër është akoma në paraburgim pa gjyq. Një tjetër është në arrati. Mund të ishin dhe të tjerë. Por gjithçka që ndodh është vepër e kësaj force këtu. Nëse sot ka një luftë për të forcuar drejtësië, për ta bërë profesionale dhe evropiane, kjo është vepra jonë. Prandaj në 11 maj duam një mandat shumë më të fortë. Duam që këtë dritaren e hapur ta shfrytëzojmë dhe në 2027 të mbyllim negociatat dhe brenda kësaj dekade të bëhemi pjesë e BE. Edhe sepse kemi krijuar një drejtësi të pavarur dhe evropiane.


Shtuar 26.02.2025 09:59