Sulmet ndaj Ols Dados/ Belind Këlliçi: Erion Veliaj pret që prokurori ta padisë dhe të kenë konflikt interesi në gjyq

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show”, ka thënë se qëllimi i Veliajt është ta çojë prokurorin Old Dado drejt një padie ndaj kryebashkiakut, duke bërë që sipas ligjit më pas Dado të tërhiqet nga çështja.

Ky skenar, tha Këlliçi u zbulua dhe tashmë ka rënë. Këlliçi tha se Veliaj tenton ta kthejë gjithë arrestimin e tij në një çështje fustanesh dhe urrejtje politike.

“Kemi një institucion të shpërbërë për shkak të korrupsionit, për shkak të modelit që është instaluar aty që nga viti 2015-të. Dhe parallel kemi luftën e paprecedentë t ëish-kreut të bashkisë, Veliaj, ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit që ka marrë vendimin për t’i lënë në fuqi masën arrest me burg.

E gjitha kjo e bazuar në një strategji të mirfilltë të mbrojtjes nga ana e ekipit mbrojtës dhe të vetë Veliajt për të lincuar, për të baltosur nga goja e tij dhe mediat që paguhen nga inceneratori i Tiranës, ku shkëlqen Report Tv-ja dhe shqiptarja.com, prokurorin Dado dhe gjyqtarin Bani. Por mbi të gjitha prokurorin Dado.

E gjitha për një arsye të vetme sepse ekziston një vepër që ekziston në kodin penla që është cënimi i figurës dhe fyerja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vjet burg, por që pak i bën Veliajt kaq. Ai tenton ta zhvendosë të gjithë debatin në një debat personal për çështje fustanesh apo urrejtje personale.

Pret që prokurori dhe Prokuroria e Posaçme ta padisë, me të vetmin qëllim, që në fund të asaj padie prokurori dhe Veliaj të kenë konflikt interesi dhe prokurori të heqë dorë. Ky skenari ka rënë tashmë, e kanë kuptuar të gjithë. Strategji e paramenduar, e pilotuar”, tha Këlliçi.


Shtuar 26.02.2025 09:00