Zbërthehet Nuredin Dumani: Altin Ndocin e Talo Çelën doja t’i ekzekutoja, por jo me dorën time, Emiljano Ramazanin e pamë më të arsyeshme…

Në seancën e “Plumbit të artë”, ku bashkëpunëtor i drejtësisë është Nuredin Dumani, ka vijuar marrja në pyetje nga avokatët e personave nën hetim.

Dumani ka pohuar në sallë se Talo Çela kishte dashur që t’i vriste, teksa më tej dha detaje për miqësinë e vjetër mes tyre dhe sherret që çuan deri në hakmarrje të përgjakshme, me disa viktima.

Dumani vijon t’i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve nga GJKKO.

DEBATET NË SALLËN E GJYQIT

Qani Hasa, avokat i Talo Çelës: Kur je njohur me Talo Çelën?

Dumani: Në fund të 2009-ës, fillim i 2010-ës. E kam njohur nga Ilirjan Feçi. Me Talon kam pas marrëdhënie shoqërore, më ka ardhur edhe në shtëpi.

Bujar Çelën e kam takuar disa herë. Deri në 2019-ën kam pasur marrëdhënie të mira me Talon. Bujar Cela ishte taksist dhe e përdorte Taloja.

Me Erjon Alibejn jam njohur diku në fillim të vitit 2020, janar-shkurt.

Më kanë akuzuar se kam gjuajt te vëllai i Erjon Alibej, por nuk kam pas lidhje.

Kam pranuar të bëj takim me Erjonin te shtëpia e Eljo Bitrit ka ardhur Arjan Spahiu dhe kemi shkuar në një pallat tek shtëpia e Erjon Alibejt.

Pas konfliktit që pata me Altin Ndocin dhe Talo Çelën, doja t’i vrisja, por jo me dorën time. Mua më interesonte t’i gjeja ato. Pas takimit vendosa ta ndihmoj Alibejn.

Në takim u hartua një listë ku ishin dyshimet se kush kishte vra vëllain e Erjon Alibejt.

Fatmir Troplini më tha që Miri i Kolës ka kërkuar një motor me na vra mu dhe vëllain tim.
Dorjan Shkoza më ndiqte dhe e kisha vënë re.

Unë vendosa t’i godas, t’i heqin këto nga Durrësi dhe pastaj në Elbasan.

Altin Ndoci ishte në Tiranë, vëllezërit Çopja nuk ishin.

Emiljano Ramazanin e pamë më të arsyeshme për ta vrarë më shpejt. Viktimën e kam njohur kur kam shkuar të marr një makinë.

Unë nuk kisha njerëz për me marrë info në Elbasan. Emiljano Ramazani bënte palestër në Elbasan dhe aty kishim info të brendshëm kur hynte apo dilte.

Alibej me çonte foto në aplikacionin “Sky”. Alibej fliste direkt me informatorin që ishte Xhuljan Hoxha.

Hoxhën e kam njohur në 2021-n. Kur e kam parë unë ka qenë më i dobët. Erjon Alibej m’i niste foto në “Sky” të Ramazanit dhe Bujar Çelës.

Erjon Alibej kishte marrëdhënie shoqërore me Xhulian Hoxhën.

Erjoni e paguante me lekë Xhulianin për informacione. Di që i ka dhënë 20 mijë euro.
I pandehur Xhulian Hoxha: Të dalin Erjon Alibej nga salla se do i bëj pyetje Nuredin Dumanit.


Shtuar 25.02.2025 11:41