Përmes një shënimi në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së Ramës se patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe, e se Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze.
Paloka ka theksuar se; “Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë”.
“Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë që me 11 maj pret vetëm të kallet”, shkruan deputeti demokrat.
Postimi:
Në fakt patronazhistët shumë shpejt do ta kenë në ballë të gjithë.
Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë që me 11 maj pret vetëm të kallet, pasi të ketë bërë xhiron e permjerjes mes shqiptarëve ashtu si babai i tij shpirtëror!