Mëngjesin e kësaj të hëne, Anila Ndoka (Prendushi) 44-vjeç, më 18 shkurt u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj Kolë Manaj, fakteqësisht ka ndërruar jetë.
Burime për mediat, bëjnë me dije se nëna e tre fëmijëve, ka ndërruar në Spitalin e Shkodrës ku qëndronte prej 18 shkurtit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 44-vjeçarja Anila Ndoka, nuk arriti t’i mbijetonte plagës në kokë.
NGJARJA
Kolë Manaj, humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Anila Ndoka (Prendushi), mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë me një plumb në kokë.
Në momentin kur Kolë Manaj, ka kryer aktin ekstrem, mësohet se ka qenë bashkë me partneren e tij në makinë. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Anila Ndoka (Prendushi) ishte e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Pas divorcit, ajo kishte nisur një lidhje dashurie me Kolë Manajn, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh.
Burime për mediat bëjnë me dije, se rreth dy javë më parë, nëna e tre fëmijëve kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 34-vjeçarin. Duke mos e pranuar këtë fakt, Kolë Manaj, i kishte dërguar një video ku tentonte t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur. Anila Ndoka (Prendushi) kishte arritur ta bindte të mos e kryente një veprim të tillë dhe kishin vendosur të takoheshin për t’u sqaruar.
Dyshohet se sapo janë futur në automjet, mes tyre kishte nisur një debat, dhe në një moment, Kolë Manaj ka nxjerrë armën pistoletë. 44-vjeçarja e kishte kapur nga duart për ta ndaluar, por në atë çast ai e kishte qëlluar me një plumb në kraharor. Më pas, 34-vjeçari kishte qëlluar veten.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula” të qytetit verior. Burime bëjnë me dije se Kolë Manaj ishte i papunë, ndërsa 44-vjeçarja është me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punon për një qendër komunitare pranë Bashkisë Shkodër.
Policia e Shkodrës, nën drejtimin e Prokurorisë, ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.