Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij.

Ku është Flori?

Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin. Gjatë një tavoline korçare në Bogë me Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, të ftuar në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, që gjithashtu është mikeshë e Florit, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

Pjesë nga biseda:

Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.

Klajdi Haruni:Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë”.

Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.

Klajdi Haruni:Disa i ka krijuar që tani”.


Shtuar 21.02.2025 09:51