Belind Këlliçi, me sa duket do të përballet drejtpërdrejt me Edi Ramën, pas burgosjes së Veliajt, u ka bërë thirrje punonjësve të Bashkisë së Tiranës, të mos marrin pjesë në takimin me kryeministrin, pasi do të përgjigjen ligjërisht.
“I bëjmë thirrje zyrtare Administratës Publike, e cila duhet të jetë e depolitizuar, të refuzojë me përçmim përdorimin e sotëm politik për tu kthyer në mburojë të krimeve financiare dhe korrupsionit në Bashkinë Tiranë!
Secili që shkel ligjin, do mbajë përgjegjësi para tij!
Pa ASNJË përjashtim“, shkruan Këlliçi.
Ndërkohë në një tjetër postim, Këlliçi e cilëson shesin Skënderbej si Pyongyangu-un e Koresë së Veriut.
“Të dashur miq këto nuk janë pamje nga Pyongyang në Kore të Veriut, por nga Tirana e Edi Ramës, ku në 16:30, do bëhet parakalimi i patronazhistëve krenarë të Bashkisë Tiranë
Çmenduria nuk ka fund në këtë vend!”, shkruan drejtuesi i fushatës së PD në Tiranë.