Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës.
Bëhet fjalë për kërkesën e bërë ku Xoxa kundërshtonte kontrollet e BKH-së në zyrën në Apartamentin 11/4, që pala mbrojtëse e konsideron si magazinë në “Sky Tower”.
Kontrollet u ushtruan nga BKH-së në janar të këtij viti, ku u sekuestruan edhe sende me vlerë për hetimin.
Mes kërkesave të Xoxës, ishte dhe ajo për kthimin e celularit që ishte rrëzuar edhe më parë.