Gjesti ngatërroi Çerçiz Topullin, Jul Deda: Mungesa e shkollimit bën të veten

Mbrëmjen e kaluar, Gjestit iu dhurua një bluze ku në të ishin të stampuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.

Ai arriti të njihte vetëm dy prej tyre ndërsa shfaqi vështirësi të njihte Çerçiz Topullin. Ai e ngatërroi me Jezusin e ky moment është pasuar me të qeshura mes banorëve.

Për këtë situatë ka reaguar aktori Jul Deda.

Aktori me ironi shkroi: Tjetri ngatërron Çerçizin me Jezusin. Shiko Çerçizin edhe mund të mos e njohësh se mbase s’ke lexuar për të por mos të njohësh Jezusin është pak problem…


Shtuar 19.02.2025 19:56