Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” duket se nuk kanë fund mes banorëve, madje edhe atyre që duket se kanë një aleancë me njëri-tjetrin. Livia është mërzitur që mbrëmë nga grupi i saj, pasi thanë emrin e saj si banore e dobët dhe që rrezikon të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Teksa po debatonte me Danjën, Gjesti iu drejtua duke i thënë që të mos merret me të, por të flas me Rozanën, e cila thoshte që e ka shoqe dhe më pas ‘ia futi’.
Gjesti i tha që të mos i ruaj zërin Rozanës pasi po bën vetë sikur nuk ka zë.
“Mos u kap me Danjën, as me mua, po me këtë që ke ndarë krevatin. Kjo thotë kam shoqe Livian, jam jetën për të, në fund t’a futi”, i tha Gjesti Livias.
Pjesë nga debati:
Gjesti: Ça ke me Danjën, kapu me Rozanën, a nuk po guxon? A po i ruan zërin? Para të gjithëve krejt hor me e bërë.
Livia: Nuk i jap ushqim njerëzve unë
Gjesti: Kjo para të gjithëve t’a futi mbrëmë, midis milionave t’a futi në prime
Livia: Para publikut, jo para këtyre
Gjesti: Kjo nuk ka mëshirë për ty, a ta futi. Ti hala e ruan
Livia: Në çfarë mënyre e ruaj?
Gjesti: Zërin e ka mirë, po e shtrëmbëron. Më dëgjo mua, të betohem që është duke e shtrëmbëruar zërin se ka zë.
Livia: Në çfarë mënyre e ruajta?
Gjesti: Mos u kap me Danjën, as me mua, po me këtë që ke ndarë krevatin.
Livia: Ti do vish të më thuash se çfarë të bëj
Gjesti: Po bie keq. Kjo thotë kam shoqe Livian, jam jetën për të, në fund t’a futi. Me këtë kapu, e nëse ti nuk ke fuqi të përballesh me të, kuku
Livia: Je duke folur kot
Gjesti: Mua më ka thënë të kam shok dhe në zinxhir ma futi, unë u çova
Livia: Edhe me ty do merrem