Aksident në Bulqizë/ Makina del nga rruga dhe ngjitet në trotuar (FOTO)

Këtë të mërkurë, një aksident i frikshëm është regjistruar mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Një automjet tip benz, i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë në trotuar duke thyer 2 pemë, e dëmtuar një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e thyerjes së pemës, është plagosur një grua e cila po lëvizte në këmbë në trotuar.

Burime nga vendi i ngjarjes, thanë se automjeti që vinte nga lagjja e re e qytetit në drejtim të lagjes së vjetër, ka humbur kontrollin nga shpejtësia e lartë dhe ka goditur fillimisht dy pemët dhe më pas shtyllën elektrike e në fund ka përfunduar në kanalin që mbledh ujërat e bardha të dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, burime nga spitali i Bulqizës, thanë se edhe gruaja e dëmtuar nga goditja e pemës është jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 19.02.2025 15:41