Inida Gjata, e njohur ndyshe si Zhaku është një personazh tepër karizmatik dhe e hapur ndaj ideve novatore, ku në një vend si Shqipëria do konsideroheshin tabu.
Së fundmi, “Live From Tirana” ajo ka folur “pa dorashka” për legalizminin e prostitucionit në vendit tonë. Duke marrë shkas nga bota e showbizit, Zhaku pretendon se pjesa më e madhe e vidoklipeve është një llojë reklame që i bëjnë vetës si ekskorta.
“Legalizimi i prostitucionit është një biznes që ecën. Ka në Shqipëri, plot është. Besoj që ndodh në të gjitha shtresat. Edhe në botën e showbiz-it është shumë e dukshme. Një pjesë e madhe e videoklipeve është një lloj reklame që bëjnë eskortat. Pjesa më e madhe është për të shitur veten si eskorta. Bëjnë si këngëtare. Besoj se e shesin veten shtrenjtë se dhe jeta që bëjnë është e shtrenjtë”, tha Zhaku.
Lidhur me përfitimet që mund të sillte legalizimi i prostitucionit, ajo tha se do krijohej një paqë sociale dhe shumë individë do të vetëpunësoheshin.
“Bëji të vetëpunësuara, futi taksat, futi në sistem është realiteti.. Do krijonte një paqe sociale, njerëzit do ishin më të qetë. Këtu të gjithë janë të inkriminuar. Njerëzit që janë marrë me këtë gjë janë nga njerëzit më inteligjentë. Ky shërbim ofrohet prej 30 vitesh. Janë shërbime që në Shqipëri janë të ofruara më shumë aftësi dhe profesionalizëm”, tha ajo.