Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton, pas kërkesave të shumta që ka marrë.
Ajo që bie në sy është fakti se, ndërsa ai e ka taguar Ramën në postim, fotoja nuk është shfaqur në profilin e kryeministrit shqiptar.
“Rikthim për shkak të kërkesave popullore”, ka shkruar Alex Soros, duke përmendur Ramën në postimin e tij.