Parashikimi i motit 17 Shkurt 2025, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t`i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verilindor do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen maksimumet me 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 17.02.2025 07:41