Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti

Një autoveturë tip Benz është përfshirë nga flakët e zjarrit, në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë fshatit Fushë-Gjorm të Kurbinit.

Sapo ka konstatuar flakët shoferi ka ndaluar mjetin dhe ka arritur të dalë pa marrë lëndime.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.


Shtuar 15.02.2025 21:53